TATIMET DHE TARIFAT

TATIMET DHE TARIFAT

BEST WESTERN INTERNATIONAL, INC.

Uebfaqja e Best Western International, Inc., bestwestern.com, ju lejon të kërkoni dhe bëni rezervime në mbi 4100 hotele të Best Western në mbarë botën të cilat janë të zotëruara dhe operojnë në mënyrë të pavarur. Ju lutem keni parasysh që Best Western International, Inc. nuk zotëron, operon apo menaxhon asnjë hotel, nuk është dhurues i dhomave të hotelit , nuk është palë në asnjë kontratë rezervimi, dhe nuk mbledh dhe/apo fal asnjë hoteli akomodim apo taksa të tipit të ngjashëm ndaj asnjë autoriteti taksues. Më tej, Best Western International, Inc. nuk vepron si agjent për asnjë palë të këtij tranzaksioni. Cfarëdo pyetje në lidhje më taksat dhe tarifat të ngarkuara dhe mbledhura duhet të drejtohen hotelit respektiv.

Ne ofrojmë dy tipe të rezervimeve, përmes faqes tonë dhe përmes sistemit telefonik të rezervimeve. Tipi i parë i rezervimeve ju lejon të bëni një rezervim dhome duke u bazuar në cmimet e publikuara nga hoteli. Ne i përcjellim hotelit detajet e rezervimit, dhe ju paguani direkt hotelin në check-out. Ajo pagesë do të mbulojë jo vetëm cmimin e dhomës por gjithashtu edhe disa taksa dhe tarifa të zbatueshme. Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me atë se cfarë taksa dhe tarifa mund të ketë, ju lutem shikoni me hotelin për detajet para se të bëni rezervimin.

Për llojin e dytë të rezervimit, ku ju pajtoheni të paguani paraprakisht për dhomën , ne i përcjellim hotelit detajet e juaja të rezervimit, dhe hoteli ju ngarkon për rezervimin paraprakisht. . Për rezervime të parapaguara , hoteli mund të ju ngarkojë për taksat dhe tarifat e zbatueshme paraprakisht, apo mund të ju ngarkojë në check-out . Nëse keni ndonjë pyetje për taksat dhe tarifat, apo kur ju do të ngarkoheni për to, ju lutem shikoni me hotelin për detajet para se të bëni rezervimin.

Shuma e paraqitur në rreshtin për Taksa dhe Tarifa është një shumë e paraparë të cilën ne presim që hoteli do ju faturojë për taksat, tarifat e qeverisë, dhe disa tarifa tjera të hotelit. Ajo shumë bazohet në informacionin e paraqitur nga hoteli. Best Western International, Inc. nuk garanton saktësinë dhe tërësinë e shumës së paraqitur. Ju lutem keni parasysh që hoteli mund të ju tarifojë edhe për artikuj tjerë, të cilat nuk janë të përfshira në çmimin e cituar apo Taksa dhe Tarifa, si p.sh. tarifat e rezorteve, marketingut, parkingut, dhe tarifa karakteristike (p.sh. minibari). Shumat, në çoftse janë të zbatueshme, hoteli do i mbledh direkt nga ju. Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me këto tarifa, ju lutem kontaktoni hotelin për detaje para rezervimit.

Një kart krediti valide është e domosdoshme për të bërë check in. Nëse nuk keni një kart krediti valide apo nuk dëshironi ta përdorni kartën e kreditit, ju lutem kontaktoni hotelin për të shikuar cilat janë politikat e check in para se të rezervoni.

Menu

 Albanian
Menu